MENU
klinika

Analiza

Zgjedhjet që do të vendosin fatin e Erdoganit!

25.10.2021 - 14:02

Zgjedhjet e Turqisë në vitin 2023 do të zhvillohen mes konkurrencës së ashpër dhe në sfondin e një konfrontimi të madh.

Kushdo që ndjek politikën turke e di këtë. Do të ketë debate për sistemin politik dhe kandidatët presidencialë, tensione mes aleancave, luftëra fjalësh mes liderëve dhe lloj-lloj dezinformatash.

Arsyeja pse votimi është kaq domethënës dhe konkurrenca kaq e ashpër nuk është sepse vota mund të formësojë rendin politik dhe zgjedhjet politike të Turqisë për çështje kyçe, duke përfshirë “çështjen kurde”.

As nuk ka të bëjë me vendosjen se cili grup do të fillojë në shekullin e dytë të Republikës, ose me çfarë lloj vizioni.

Sigurisht, diskutime të tilla dëshmojnë shëndetin e çdo demokracie.

Megjithatë, axhenda e vërtetë e zgjedhjeve të vitit 2023 është vendosja e fatit politik të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka qeverisur Turqinë për gati 20 vjet, dhe përcaktimi se ku vendi do të pozicionohet në sistemin ndërkombëtar.

Pavarësisht sfidave pandemike dhe ekonomike, edhe mentorët e opozitës e dinë se votuesit, për të cilët ata pretendojnë se kanë braktisur partinë në pushtet, nuk do të mbështesin asnjë parti opozitare. Ata kanë frikë se Erdogan do të fillojë fushatën dhe do të rigjallëroj partinë e tij për të fituar zgjedhjet e 2023. Për ta ndaluar atë, është nisur një fushatë e koordinuar lidhur me dy çështje: shëndetin dhe udhëheqjen e Erdoganit dhe politikën e jashtme dinamike të Turqisë.

Më 1 tetor, Steven Cook, një bashkëpunëtor i lartë në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, botoi një ese për Foreign Policy.

Ai spekuloi se Erdogan ishte “shumë i sëmurë për të vazhduar të udhëheqë Turqinë”.

Ajo pjesë, ku Cook foli për pasardhësit e mundshëm të presidentit turk, arriti në përfundimin se “ia vlen të merret parasysh mundësia që një njeri i fortë të mund të sundojë një Turqi pas Erdoganit, ndoshta në një gjendje të jashtëzakonshme”.

Nuk është sekret që disa ekspertë të Turqisë, të cilët punojnë për institutet kërkimore të Shteteve të Bashkuara, kanë miratuar një qëndrim militant kundër Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe anti-Erdoğan.

Në të vërtetë, eseja e Cook promovoi të njëjtin lloj ndjenjash anti-turke të propaganduar nga pjesët provokuese të Michael Rubin për një grusht shteti të afërt ose pretendimet se Erdogan ishte një “diktator islamik”.

Objektivi i tij aktual është të ndalojë demokratët të punojnë me Erdoganin. Pretendimet e pabaza për shëndetin e Erdoganit, të cilat ai i bëri në një platformë pro-demokratike, nuk janë gjë tjetër veçse të kota.

Dy liderët do të takohen në fund të tetorit për t’u fokusuar në interesat. Ai takim nuk do të zhvillohet mbi baza ideologjike. Që Foreign Policy do të publikonte pretendime të pakonfirmuara pa prova është thellësisht shqetësuese.

Sigurisht, argumente të tilla do të dëmtonin, jo do t’i shërbenin marrëdhënieve dypalëshe.

Ka të gjitha arsyet për të pritur spekulime të reja dhe për të parashikuar një fushatë të koordinuar për të thënë “mjaft është mjaft” me intensitet gjithnjë e në rritje, ndërsa zgjedhjet po afrohen.

Erdogan, i cili pengoi sulme të tilla si revoltat e Gezi, tentativa për grusht shteti gjyqësor dhe tentativa për grusht shteti të 15 korrikut duke iu drejtuar popullit, sigurisht që nuk do të dorëzohej për shkak të fushatave të tilla.

Për më tepër, politika e jashtme aktive e Turqisë padyshim mbart një lloj vendosmërie për të çimentuar fitimet e fundit.

Megjithatë, do të ishte thellësisht e trishtuar nëse opozita do të mbështeste spekulime të tilla, duke synuar Turqinë për hir të zgjedhjeve. Le të shpresojmë që Meral Akşener, kryetarja e Partisë së Mirë (IP), nuk e ka nxitur Aleancën Popullore që “të gjejë një kandidat shumë më të fortë se Erdogani pa vonesë” për t’i dhënë besueshmëri shpifjeve të lira të Cook.

Turqia mund të përballojë konkurrencën intensive që do të zhvillohet përpara zgjedhjeve të 2023.

Në fund të ditës fjalën e fundit do ta thonë votuesit. Megjithatë, bashkimi me fushatat për të minuar politikën e jashtme të Turqisë, do të ishte një tradhti ndaj demokracisë dhe të ardhmes .

Përkthyer dhe përshtatur nga Daily Sabah/ konica.al