MENU
klinika

"Sot ka pothuajse një barazim PS-PD"

Zheji: Berisha do ta fitojë pushtetin me një parti të rilindur me imazhin e vet

13.10.2021 - 15:51

Dy analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji bien në kundërshtim, kur vjen çështja tek mundësia e një aleance mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha me qëllim dëmtimin e opozitës shqiptare. Ata kanë replikuar në studion e emisionit “Pikat mbi i” në News24 për këtë çështje. Lubonja e cilëson një diversion aleancën Berisha-Rama, pasi siç thotë ai atëherë do ishte shpallur Basha ‘non-grata’ nga SHBA-të.

Ndërsa Zheji e sheh si mundësi të qartë dhe thotë se PD që nga 2013 është pothuajse në një barazim me PS dhe se kjo e fundit qeveris vetëm me 30 mijë vota më tepër. Sipas Zhejit, Berisha do ta fitojë pushtetin me një parti të rilindur me imazhin e vet.

Fatos Lubonja: Aleanca Berisha-Rama tani po e dëgjoj për herë të parë, më duket si diversion. S’e kisha dëgjuar ndonjëherë, Basha-Rama po. Të gjithë flasin a ka Rama-Basha një aleancë për ta bërë opozitën fasadë, për t’u nënshtruar amerikanëve, për ndihmë amerikanëve. Nëse do ishte aleancë Rama-Berisha do bënin Bashën ‘non grata’. Fakti që bënë ‘non-grata’ Berishën amerikanët dhe ne nuk kemi ngritur asnjëherë pyetjen se kush ua dha informacionin këtyre amerikanëve, kërko atë që ia ka dhënë informacionin për të gjetur se si.

Lobingjet e Ramës dhe Sorosi që hyn patjetër, Sorosi dhe sorosjanët që janë të punësuar, marrin para. Ka krijuar Sorosi një lloj elite, kaste të cilën e mbështet.

 

 

Në këtë aspekt unë gjykoj që fakti që Berisha është shpallur ‘non-grata’ nga amerikanët e përjashton aleancën Rama-Berisha.

Artur Zheji: Doktori ka marrë një kazmë dhe po shkallmon PD pas 2013. Mendoj që nga 2013 që ishte në bashki, ka pasur një infrastrukturë gjigande u mund vetëm nga koalicioni i asaj kohe, në 2021 patëm pothuajse një barazim. Sot kemi një Ramë që qeveris me 30 mijë vota plus. Gjithçka u bë që të mos funksionojë. Qershia mbi tortë vënë dhe ‘non-grata’. Nuk e kam këtë aftësi që ka Lubonja për të thënë me bindje nëse Berisha është me Ramën, apo Rama është me Bashën. Mendoj që Berisha e humbi në 2013 dhe do ta fitojë pushtetin me një PD të rilindur me imazhin e vet. Ata që i kanë dalë kundër Bashës janë pretendentë për trashëgimtarë.

Lubonja: Teza jote është; duke para Rama se Basha po i afrohej, gati 30 mijë vota, atëherë ai pa rrezikun dhe tha; më duhet Berisha tani!

Zheji: S’mund të kalojmë hallkat logjike. A e mendoje ti se LSI do të dilte me 4 deputet? Jo se mendoja

Lubonja: Unë e mendoja
Zheji: Unë se mendoja, e mendoja mbi 10

Lubonja: Do më lësh që të diskutojmë?! Ky zotëria për të cilin t’i flet se po qeveris në mënyrë të moderuar i ka dhënë shenjat e qarta se me LSI nuk bën aleancë. Ky zotëri. Ky nuk mund të jetë marrëveshje Berisha dhe Rama, por Rama Basha. Ne shohim këtë modelin tjetër. Këtu nuk kemi model të ri, por modeli i vjetër surrogato të modelit të vjetër të partisë një person-parti.

Zheji: 
Besoj te Lubonja, që ai beson te ato që thotë. E kam kënaqësi që ta bëjë këtë debat. Mendoj se është retroaktive, që një zotëri i 90-ës që i kemi bërë në faza të caktuara opozitarizëm. Ky zotëri që e dimë mirë se ka një ekuacion personal ekzistencial politik, pasi nuk shpërtheu kundër Bashës. U bë shkak-pasojë. Vlagën e impresionit të Berishës e dëgjova te Fevziu. Ai ishte ende i paqartë. Se imagjinoj dot Bashën që të shajë me libër shpie. Nuk e pres unë. Do ishte skandal i madh që ky njeri të drejtohej me arrogancë dhe të nxisë arrogancë.

Lubonja: 
Nuk duhet i butë lideri, por i fortë. Pasi dhe m…është i butë. Bashës i mungon qëndrueshmëria dhe koherenca. Këtu thonë; ‘Vrasja e babës’. Ajo ishte ‘vrasja e Berishës’. Nëse baba të ka shtypur dhe se ke ‘vrarë’ në mënyrë figurative, atëherë drejtori, apo punonjësit, do të shtypen.

Zheji: S’ka lëpirës më të paparë. E ke parë?! (Rama) Kush janë këta që i thonë amerikanëve ‘jo’.

Lubonja: I tha ‘jo’ Albin Kurti kur e hoqën. Madje më shumë respekt kanë. Edi Rama nuk ka ndonjë ndryshim nga Basha, se dhe ai përdor amerikanët. Fakti se Rama dhe Basha përdorin amerikanët, s’kanë personalitetin e duhur.