MENU
klinika

MARUBI

29 Nëntori në Shkodër

29.11.2021 - 13:26

           Është një fotografi interesante, që prej vitesh ka qarkulluar në botimet jubilare për luftën nacional çlirimtare. Fotografi i vëmëndëshëm ka fiksuar nje rast emocional kur një nënë puth të birin partizan. Nga vetë kompozicioni i kësaj fotoje interesante kuptohej se takimi realizohej pas një periudhe të gjatë kohe pa u parë. Në rastin e një shkëputjeje për arsye pjesëmarrje në luftë kuptohet sesa e ankthshme është pritja e një nëne për fatin e të birit dhe sa i madh është gëzimi kur shikon se, lufta ka mbaruar dhe se i biri jeton. Këtë ka kapur syri i fotografit të studios ”Marubi” në festen e çlirimit dhe këtë moment e ka përjetësuar. Nëna në fotografi është Marie Gogoli, e ëma e partizanit 15-vjeçar Miti Gogoli, një nga çunat e lagjes “ Stan” që ishte vatër e luftës kundër pushtimit fashist. Ajo kishte në mal partizan edhe një djalë tjetër Fotin, që nuk e kishte takuar ende. Ndërsa Astin nuk do ta shikonte më kurrë. Ai ishte internuar dhe vrarë në kampet naziste të shfarosjes. Ekzaktësisht në Mathauzen. I biri Miti ishte vetëm 15 vjeç në atë periudhë. Po nga Durresi vetëm pak ditë më parë kishte dhënë jeten në betejë edhe durrsaku tjetër 15-vjeçar Met Hasa. Kjo foto është shkrepur pikërisht në atë atmosferë. Edhe i vëllai Foti, ka qënë partizan në po të njejtën brigadë, të dytë, por në batalione të ndryshme. Nuk arriten të dy vellezërit të takoheshin asnjëherë gjatë luftës , por vetëm pasi ajo mbaroi.

FAMILJA E MARIE GOGOLIT DHA GJITHÇKA PËR ÇLIRIM

Familja e Marie Gogolit dha gjithçka për çlirimin e vëndit. Nënë Maries bashkëshorti i vdiq në vitin 1942. Ndërsa në mal, partizane për çlirimin e vëndit i dolen 2 djemte. Djalin e madh Astin i a internuan nazistët. Megjithese ishin një familje e varfër, por e respektuar në lagjen “Stan” ata treguan atdhedashuri te nivelit të lartë. Për disa hollësi më shumë morem kontakt me gruan e personazhit të fotografisë Mitit. Mesuese Zana, ( që ka punuar mesuese në Durrës ne disa shkolla të qytetit, sot rreth 81 vjeçe) jetonte në Rimini dhe na ndihmoi me një histori të shkurtër të kësaj familjeje si dhe me disa foto interesante që po i botojmë për herë të parë eksluzive ne gazeten “bulevard”. Ajo na tregoi se si ne kohen e Italise fashiste djemt e kesaj familjeje e nxirrnin jetesën si shitësa ambulante me bajame të pjekme e te tjera artikuj të tregut të rrugës, ndersa nane Maria punonte si pastruese, lante lëveret, sikurse i ka treguar ajo nuses së të birit, tefamilja e Nako Spiros. Pas çlirimit me vone filloi punë ne Nish cigare ku doli ne pension. Vdiq në vitin 1976, në nje ditë me Mao CeDunin. Ka qënë një grua e fortë, kurajoze, që e ka përballuar vetë jetën.

Në fillim çunat Asti,Foti e Miti , më shkruante mesuese Zana , u lidhen me njesitet guerile te zonës së Durrsit, Gjatë levizjes kapen vellain e madh Astin,ne Spitallë dhe e internun ne kampin e perqendrimit Mathauzen,ku nuk u kthy me. (emri tij ndodhet ne perkujtimoren qe u eshte kushtuar atyre qe u torturuan). Pasi internuan Astin, dy djemtë e tjere, dolen partizane Foti e Miti (ne brigaden e dyte sulmuese). Brigata 2 sulmuese mori pjese në luftime deri diten e fundit të clirimit ne Shkoder. Nene Maria e mori vesh se Miti ishte ne Shkoder, dhe shkoi per ta takuar atje. ( Fotografija nenes me partizan Mitin u be ate dite nga studjo e fotografit te famshem shkodran Marubi). “ Nene Marija shkoi në Shkoder me një makine te rastit se mori vesh qe Miti ishte atje.Atje ajo kishte motren e vet te martuar,dhe diten e festes se clirimit del dhe gjen Mitin në turmë dhe e fotografon në momentin e takimit fotografi Marubi. Ajo thoshte se kujtonte se si pushka qe kishte vare në sup, ishte me e madhe se vete Miti. Ajo iku më pas dhe Mitin e mbajten gardjan burgu per nje periudhe te shkurter se beri kerkese per nene qe e kish vetem ne shtepi. Për tu larguar. Miti ishte i datelindjes 1929. Me vone e nisen ne Jugosllavi per ta specializuar per tornitor bashke me disa te tjere. Kur u prishen marredheniet donin ta benin ushtarak, por ai nuk pranoi. Duke u justifikuar se gjendja ekonomike e familjes ishte shume e veshtire.Babai i pat vdekur dhe keshtu iu fut punes si tornitor. Për jetën që ka kaluar me të bashkeshortja Zana shprehet : “ E pelqeja se kishte shoqeri te zgjedhur, figura te njohura qe e mbanin afer per sinqeritetin e tij dhe luftonte per te mbrojtur edhe te persekutuarit (sa eshte vene gjithmone para veshtiresive), por ai shpesh thoshte se cfare do t’me bejne mu, se puntor jam. Kam sjelle foton me shoqerine ( Qemal Kertushen,Bajram Thermise Shazivar Gruda………e shume te tjere qe na kane pas respektuar dhe isha shume krenare qe kisha nje shoke jete qe respektohej nga te gjithe”! Miti ka punuar në ndermarrje të ndryshme të qytetit bregdetar si në Kantjerin Detar, në port, po ashtu edhe në det me anijet “ Vlora”, “Partizani” me detyre si tornitor deri në vitin 1968. Më pas ka punuar po tornitor në ndermarrjen ushqimore.


Në zemër të nënës dhe të historisë

Familja Gogoli, dha gjithçka për luftën çlirimtare. Deri shpirtin. Në 3 djem që kishte nga kjo familje njëri është dëshmor rënë në Mat’hauzen dhe 2 të tjerët dolën partizan. Në moshën e “Partizanit të vogël Velo”. Duke parë me vëmëndje një foto të Mitit me uniforme partizani dhe nje automatik anglez, zberthen gjithçka. Foton të fiksuar në një zemër e ka ruajtur e ëma me mall. Dhe ndonëse pallto është e madhe, duket trupi i vogël i Mitit. Që krenohet me një automatik anglez, të cilin ja kanë dhënë drejtues të komandës nga ndihmat e parashutuara anglo amerikane. Me sa duket, duke qënë armë e shkurtër, ja kanë lënë për të qënë dhe arma në harmoni me moshën e Mitit. Por në Shkodër ai çfaqet me një pushkë të gjatë. Nënë Maria e ka kujtuar se si djali i sajë kishte një pushkë në sup më të gjatë se vetja. Pallto dhe automatiku janë të reja. Po jaka e sajë duket mjaft e gjërë per qafen e partizanit 15 vjeçar. Dhe vetë pallto në trup i rri shumë e madhe. Ishin vite sakrificash sublime, të cilit ky djalosh nuk i u shmang. Ndoshta për të fiksuar ato vite në një moment krenarie ai është munduar të pozojë para aparatit fotografik me qëndrim prej të madhi. Por që s’ka arritur të fshehë dot moshën. Duke i dhënë nder familjes, qytetit të vet Durrësit dhe atdheut. Rruga nepër të cilën familja Gogoli kaloi në ato vite të ashpra që kërkonin kurajo dhe trimëri, ishte një test atdhedashurie që djemtë e nënë Maries e kaluan me nder. Duke mbetur shëmbull i një familjeje me përkushtim të madh qytetar ndaj atdheut, kur ai është në rrezik.

 

Nga: Mark Brunga

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkodra në retrospektivë

158 vite në celuloid


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit