MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A rrezikohen të rinjtë nga artriti reumatoid?

30.11.2021 - 14:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A rrezikohen të rinjtë nga artriti reumatoid?

Mjeku: Sipas të dhënave të vitit 2017, 54 milionë njerëz në botë ishin të diagnostikuar me artritin reumatoid dhe 8 milionë prej tyre konsiderohen i përkasin të ashtuquajturit ‘brezi i të rinjve të mijëveçarit,” një term që përfshin të lindurit në fillim të viteve ‘80 deri në mesin e viteve ‘90. Si mundet që kaq shumë të rinj të preken nga kjo sëmundje? Një faktor kryesor, sipas ekspertëve, është teknologjia. Ky brez që përfshin grupmoshën 24-39 vjeç është gjithë kohën me telefon në dorë.

Duart janë gjithnjë të zëna, në mos me telefon, me kompjuter, tablet, lojra, telekomandë e të tjera si këto. Këto lëvizje të përsëritura të duarve shkaktojnë një stres të tmerrshëm në kyçe dhe krijojnë predispozitën e shfaqjes së artritit. Një argument tjetër i rëndësishëm është se shumë prej të rinjve të këtij brezi, në maninë e të mbajturit të trupit sa më në formë, kryejnë ushtrime të rënda fizike dhe me intensitet të lartë. Nëse këto ushtrime kryhen rregullisht për një kohë të gjatë, atëherë të parat që do të vuajnë janë kycet. Duhanpirja dhe mbipesha janë faktorë të rëndësishëm gjithashtu. Ky brez renditet si ndër duhanpirësit më të mëdhenj ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se pritet të jenë mbipeshë ose obezë kur të arrijnë në moshën e mesme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim