MENU
klinika

"Kryefjalë, lufta kundër korrupsionit"

Dritan Abazoviç takon Gabriel Escobar

12.11.2021 - 12:58

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç këtë të premte ka zbuluar detaje nga takimi që ka zhvilluar me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar se Mali i Zi kishte “mbështetje të madhe nga administrata e SHBA-së për sektorin e sigurisë në operacionet më komplekse”.

Abazoviç ndër të tjera në reagimin e tij thotë se vizita e Escobarit në Mal të Zi, e cila përfundon sot, i kushtohet kryesisht luftës kundër korrupsionit.

“Ajo që pretendojmë është vërtetuar. Unë mendoj se është e qartë për të gjithë tani. Ka filluar”, ka shkruar Abazoviç në Tëitter.

Në ditën e parë të vizitës, Escobar është takuar me presidentin Milo Gjukanoviç gjersa dje me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, Zdravko Krivokapiç, gjegjësisht Aleks Beçiq, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.