MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Anglia turpëron Shqipërinë për 33 minuta

12.11.2021 - 22:31

Nuk ka asnjë mrekulli, madje Kombëtarja shqiptare turpërohet brenda 33 minutave në Wembley ndaj Anflisë, duke pësuar 5 gola. Vendasit shënuan njëri pas tjetrit golat, ku Harry Kane spikati me tripletë.

Në minutën e nëntë kuqezinjtë gabojnë në pozicionimin pas një goditje standarte dhe Meguajër i vetëm e ka të lehtë të shënojë, 1-0. Më pas Laçi i zë vendin e Bares të dëmtuar. As Kumbulla nuk ia del pas një problemi fizik, në fushë Dermaku.

Në 18’ vjen goli i dytë i anglezëve dhe është gjithçka shumë e thjeshtë. Harkimi nga e djathta gjen dy lojtarë anglezë të vetëm në qendër dhe Kejn e ka të thjeshtë të gjuajë me kokë për të çuar sferën në rrjetë.

Mbrojtja kuqezi është në një kaos të pashembullt dhe lejon Henderson të depërtojë lehtësisht deri para Strakoshës, ku ai e ka të thjeshtë të shënojë golin e 3-0 në 28’.

Harry Kanë në 33’ gjen hapësirën për të mposhtur Strakoshën pas një asisti perfekt nga Sterling dhe 4-0. Kombëtarja shqiptare kapitullon më shpejt nga sa ishte menduar.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Harry Kane shënon edhe golin e pestë, duke na dhënë leksion në 45 minuta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN