MENU
klinika

Që nga nisja në 2013

Arritje të mëdha të nismës “Një brez, një rrugë”

21.11.2021 - 13:27

Nisma “Një brez, një rrugë”, e inicuar që në vitin 2013, ka njohur arritje të mëdha gjatë këtyre viteve, me lulëzimin e tregtisë dhe projektet në fushën e infrastrukturës që po zbatohen në shumë vende të botës.

Nismat e përbashkëta të “Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit” dhe “Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit XXI”, të njohura gjithashtu si nisma “Një brez, një rrugë”, u parashtruan nga Xi Jinping-u në vjeshtën e vitit 2013, gjatë vizitave të tij shtetërore në Kazakistan e Indonezi.

Në një simpozium të nivelit të lartë mbi këtë nismë,presidenti kinez bëri thirrje për përpjekje të vazhdueshme në promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë” nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta.

Kanë kaluar tetë vjet që kur Kina paraqiti këtë projekt masiv global që synon të përmirësojë infrastrukturën, ndërlidhjen dhe llojet e tjera të bashkëpunimit.

Deri më tani, gjithsej 172 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar mbi 200 marrëveshje bashkëpunimi me Kinën për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”. Po ashtu janë krijuar mbi 90 mekanizma bashkëpunimi dypalësh për të lehtësuar tregtinë, investimet dhe tregtinë elektronike.

Të dhënat e fundit tregojnë se në gjysmën e parë të këtij viti, tregtia e mallrave e Kinës me vendet e “Një brez, një rrugë” u rrit me 37.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 824.55 miliardë dollarë amerikanë.

Investimet e drejtpërdrejta jofinanciare të Kinës në vendet e “Një brez, një rrugë” arritën në 12.89 miliardë dollarë amerikanë në tetë muajt e parë të këtij viti, 9.2 për qind më shumë se një vit më parë.

Trenat e mallrave Kinë-Evropë kanë arritur në 170 qytete të 23 vendeve evropiane dhe janë bërë një arterie kryesore për tregtinë midis Kinës dhe Evropës.

Tridhjetë satelitë “Beidou” të prodhuar në mënyrë të pavarur nga Kina ofrojnë shërbime navigimi për vendet e “Një brez, një rrugë”.

Nisma mbështet gjithashtu një numër projektesh të ndryshme infrastrukturore në vendet e tjera, si hekurudha Lagos-Ibadan, Zona e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar e Suezit dhe Porti i Pireut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historitë e tmerrshme nga pavijonet me pacientë në prag të vdekjes

‘The Economist’: Trauma kolektive që po shkakton Covid