MENU
klinika

Serie A, Java 13

Atalanta tregohet cinike, zhyt Juven në krizë

27.11.2021 - 20:59

Juventus duket se është future në një rrugë pa krye, teksa tani nuk flitet më për titull, por edhe vendi i katërt për të siguruar Champions vihet në rrezik serioz. Kjo pas humbjes në shtëpi 0-1 me Atalantën, që u tregua cinike dhe fitoi 0-1 në “Allianz Stadium”.

Tjetër rezultat zhgënjyes për Juventus-in. Pas humbjes turpëruese 4-0 të pësuar në Champions League kundër Chelsea-t, pritej një reagim i skuadrës së Allegri-t në ndeshjen e kampionatit kundër Atalanta-s. Por nuk ka qenë kështu.

Zikaltrit, në fakt, janë larguar nga Torino me tri pikët falë golit të shënuar nga Duvan Zapata në minutën e 28-të, me kolumbianin që ka finalizuar asistin e marrë nga Berat Gjimshitit me një goditje të frikshme.

Sukses i rrallë për Atalanta-n, që nuk fitonte një ndeshje të kampionatit në fushën e bardhezinjve që nga viti 1989. Juventus, nga ana tjetër, ka shkuar shtatë pikë larg zonës Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN