MENU
klinika

Pas apelimit

Atletico fiton gjyqin, Griezmann në fushë ndaj Milanit

19.11.2021 - 19:13

Atletico Madrid ka marrë një lajm të mirë përpara ndeshjes së rëndësishme ndaj Milanit në Champions. Antoine Griezmann do të jetë prezent ndaj kuqezinjve pas apelit të klubit në UEFA.

Griezmann mori një karton të kuq në ndeshjen ndaj Liverpool në transfertë dhe si rrjedhojë mungoi në ndeshjen e kthimit kundër anglezëve. 30 vjeçari u ndëshkua pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Firminhos dhe u dënua për 2 ndeshje nga UEFA.

Atletico apeloi këtë vendim dhe ia doli që të ulte dënimin në vetëm 1 ndeshje. Kështu që francezi do të jetë prezent në ndeshjen kundër Milanit. ‘Los Colchoneros’ ndodhen në vendin e 3-të në Grupin B me 4 pikë, kurse Milani në të fundit me vetëm 1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Atletico pa fantazistin ndaj Milanit

Griezmann dënohet me dy ndeshje nga UEFA