MENU
klinika

Plagoset babai i saj

Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën një vajzë 12-vjeçare

29.11.2021 - 09:13

Një vajzë e mitur, 12 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në banesë, ndërsa babi i saj ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, mbrëmjen e kësaj të diele.

Siç raporton korrespondentja e Panorama, vajza e cila ka humbur jetën është Krisanthi Ndrico, ndërsa babi i cili ndodhet në spital është Irakli Ndrico.

Ajo ishte brenda banesës në momentin kur ka rënë zjarri, ndërsa dyshohet se ajo ishte me autizëm.

Paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohja.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare H.N, ku si pasojë janë dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Pas mbërritjes në spital 12 vjeçarja si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi I.N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.