MENU
klinika

La Liga, Java 14

Barça vuan, por merr fitoren e dytë radhazi

28.11.2021 - 00:00

Barcelona duket se po rehabilitohet, të paktën në La Liga, teksa ka marrë fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernadez, teksa kësaj here katalanasit fituan 1-3 në transfertë me Villarrealin.

Edhe pse pjesa e parë ishte shumë e luftuar, teksa Depay humbi një rast flagrant, nuk pati gola. E dyta ishte me të njëjtin ritëm. Ndeshja zhbllokohet nga de Jong në fillimin e pjesës së dytë dhe Barcelona merr zemër

Megjithatë, vendasi arrijnë të barazojnë në 76’ dhe mund të kishin shënuar edhe të dytin pak minuta më vonë. Ai që cliron të tijtë është Depay, që në 88’ nuk fal dhe kalon Barcelonën në avantazh. Në minutën e katërt shtesë vjen edhe goli i tretë më Coutinhon, që shënon nga penalltia.