MENU
klinika

Bundesliga, Java 12

Bayern pëson humbjen e dytë në kampionat

19.11.2021 - 23:28

Bayern Munchen pëson humbjen e dytë sezonale në Bundesligë në 12 javë. Është Augsburg që fitoi 2-1 në shtëpi ndaj kampionëve, duke festuar në fund sikur të kishin fituar titullin kampion.

Bayern Munchen, në mënyrë të çuditshme, pësoi dy gola në mesin e pjesës së parë. Robert Lewandowski mbajti hapur sfidën duke ngushtuar diferencat. Për polakun është rekord, pasi ka shënuar 22 gola në 18 ndeshje të luajtura ndaj Augsburg.

Megjithatë, edhe pse kishte plot minuta dhe ndeshja në vijim u luajt vetëm në portën e vendasve, Bayern nuk arriti as të barazojë, pavarësisht se pati dhjetëra raste. Augsburg ishte edhe me fat.