MENU
klinika

Merrte para nga familjarët para operacioneve

Berat/ Procedohet penalisht mjekja gjinekologe

24.11.2021 - 14:56

Një mjeke gjinekologe nga spitali Rajonal i Beratit është proceduar penalisht për shpërdorim të detyrës, ndërsa një shtetase u procedua pasi i ofroi para kësaj të fundit për të kryer një operacion për të afërmen e saj!

Pas një hetimi pesë mujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit u bë e mundur dokumentimi i provave ligjore të përfitimit të vlerave monetare nga ana e mjekes me inicialet E.Sh., gjinekologe në spitalin Rajonal të Beratit.

Nga hetimit rezultoi se kjo mjeke gjatë kryerjes së vizitave dhe operacioneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasja M.G, e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me qëllim lindjen e fëmijës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Çfarë zbuluan hetimet për ta

Pezullohen nga detyra tre inspektorë policie

Rama: Vijon puna për aksin Qukës-Qafë Plloçë

“Do të zbulojë pjesën tjetër të Shqipërisë…”

Kanë humbur kontaktin prej disa ditës

Prindërit denoncojnë zhdukjen e djalit të tyre!

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Gjendet një automjet i djegur në Korçë

I dyshuari refuzon të flasë për policinë

Akuzohet se vrau 25-vjeçarin në Korçë