MENU
klinika

“Një nen do e pagëzojmë neni Basha”

Berisha-Ramës: Bëhu gati, na ke borxh votën!

23.11.2021 - 21:34

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e zhvilluar me demokratët në Burrel komentoi situatën e kriminalitetit në vend.

Ish-kryeministri theksoi se gjatë periudhës së qeverisjes së PD-së, kishte një luftë të pandalshme kundër korrupsionit.

Ai gjithashtu u shpreh se sot SPAK me reformat e tij katastrofale nuk ka çuar asnjë zyrtar pas hekurave.

Më tej Berisha theksoi se Partia Demokratike do të kthehet në një parti më të fuqishme, ndërsa shtoi se në 11 dhjetor do të miratohet Kushtetuta e re të Partisë Demokratike që i jep pushtetin dhe fuqinë anëtarësi së PD.

“Unë ju garantoj ju se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit në Shqipëri. Ju jeni dëshmitarë se si u çmontuan mbi 200 banda. Se si u kapën nga Ankaraja në Stokholm dhe në vend e të tjera dhe erdhën përpara ligjit. Kishte korrupsion ,por kishte një luftë kundër korrupsionit. Në vitin 2009 Task Forca çoi në gjykatë 300 zyrtarë. Ndërsa SPAK i reformës katastrofale të sotme ka dërguar gjithsej në vitin 2020 me 12 prokurorë që ka 63 zyrtare asnjë zyrtar të lartë. Ju garantoj se lufta do të bëhet 16 herë më e fortë dhe do të mjerohet ai që do të preke paratë tuaja. Unë ju garantoj se tani lufta kundër korrupsionit do të jetë më e fuqishme nga sa ka qenë më parë. PD do të kthehet në një parti të vërtetë, do të jetë ajo e vlerave, e virtyteve. 11 dhjetori shënon rikthimin tonë në forcë vigane opozitare. Në 11 dhjetor ne miratojmë Kushtetutën e re të Partisë Demokratike që i jep pushtetin dhe fuqinë anëtarësisë së PD, votës sëtyre të lirë. Do të miratojmë Kushtetutën dhe një nen do e pagëzojmë neni Basha, nuk ka më kryetar po humbi zgjedhjet. Miratojmë Kushtetutën që vendos primare votën tuaj. Rikthimi i pushteti tek ju është kushti kryesor. E kemi të qartë se Edi Rama kurrë nuk heq dorë nga rrëmbimi dhe plaçkitja, bëju gati na ke borxh votën , po nuk e hapë rrugën do të detyrojmë ta hapësh rrugën. Erdhe në pushtet duke bërë thirrje hapur, të gjithë llumi të shoqërisë të bashkohet kundër Berishës. Unë i bëj thirrje njerëzve idealistë atdhetarë, të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti”, tha Berisha.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore