MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Broja, i vetmi në dyshim në Angli për Kombëtaren

10.11.2021 - 21:46

Të enjten Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë drejt Anglisë, teksa të premten në mbrëmje do të luajë me skuadrën vendase ndeshjen e parafundit të kualifikueseve për Botërorin 2022.

Në përgjithësi, gjithcka duket e përvijuar nga Reja për formacionin titullar dhe thuajse nuk ka dilemma për formacionin titullar. Berisha do të vijojë të jetë në portë dhe para tij Ismajli, Kumbulla e Veseli, ndërsa nga krahët Trashi e Hysaj.

Në mesfushë, Bare, Gjasula e Laçi janë ata që do të zbresin nga minuta e parë, ndërsa në sulm nuk ka dyshime kësaj radhe: Cikalleshi dhe Uzuni do të udhëheqin ekipi për të shënuar. Alternativat janë për cdo repart, por Armando Broja mbetet dyshimi më i madh për këtë ndeshje.

Broja është pa diskutim lojtari i momentin, idhulli i ri i tifozëve kuqezi. Sulmuesit 20-vjeçar i mjaftuan pak minuta në dispozicion për të rrëmbyer zemrat e shqiptare, një lojtari më aftësi të rralla, një shpresë e madhe për Kombëtaren.

Në vigjilje të sfidës më prestigjioze të fazës së grupeve, transfertën kundër Anglisë, Broja është një shqetësim më shumë për trajnerin Edy Reja, duke parë dhe listën e gjatë të mungesave. Broja nuk është bashkuar ende me Kombëtaren, ndërsa gjendja e tij po monitorohet me kujdes nga stafi mjekësor i Southampton.

Sipas zëdhënësit për mediat në FSHF, Fatjon Kodra, klubi i Southampton ka kërkuar të mbajë Brojën nën vëzhgim edhe për disa ditë, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore pas dëmtimit që pësoi në kavilje.

Broja do të bashkohet me ekipin kombëtar në Angli, pasi ai nuk erdhi fare në Durrës në grumbullim kësaj here. Nuk dihet ende nëse do të ketë minuta për të, por duke qenë se ai nuk është stërvitur në asnjë seancë me kuqezinjtë, gjasat që ta shohim në fushë kësaj here janë të pakta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të bashkohet me ish-trajnerin e tij

Kumbulla në merkato, një tjetër ofertë për të