MENU
klinika

"Idhujt e rinisë mbeten të tillë edhe sot"

Buffon takon idhullin e tij, nuk e besoni se kush është

12.11.2021 - 17:48

Edhe legjenda si Gianluigi Buffon kanë idhujt e tyre. Super Gigi ka patur mundësinë të takojë Thomas N’Kono, ish-portier i Kamerunit dhe mes protagonistëve në botërorin Italia ’90, një frymëzim për pozicionin e portierit.

Ish-ylli i Juventus ka publikuar në Tëitter një moment gëzimi special duke rrëfyer emocionet e tij kur ka takuar dhe përqafuar N’Konko: “Idhujt e rinisë mbeten gjithmonë idhuj, edhe dhjetëra vite më pas”, ka shkruar Buffon në mesazhin e tij të shoqëruar me një fotografi me ish-portierin.

“Është gjithmonë një kënaqësi të përqafoj përsëri mikun Thomas N’Konko, ai falë të cilit jam bërë një portier” – shton më tej Buffon, i cili po luan në Serie B me Parmën, me synimin për ta ringjitur në A dhe njëkohësisht për të qenë në Katar 2022, kuptohet, jo portier i parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portieri shqiptar Elhan Kastrati

“U emocionova kur takova dhe fola me Buffon”