MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 11

Bylis rikthehet te fitorja, ndjekin Erzeni e Korabi

28.11.2021 - 16:32

Bylisi është rikthyer te fitorja, duke mundur 2-1 në shtëpi Maliqin. Ballshiotët iu falën dopietës së Qardakut që vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij duke treguar vlera ndeshjes pas ndeshje.

Fitore dhe për Erzenin, që vazhdon marshimin me në krye Nevil Deden. Shijakasit mposhtën 0-2 Butrintin, duke ruajtur hapin e Bylisit.

Fitore të madhe arriti dhe Pogradeci që përmbysi Apoloninë, ndërsa Tërbuni ka rikthyer me këmbë në tokë Besëlidhjen duke e mposhtur 0-3 në ndeshjen e luajtur në Lezhë.

Në sfidat e tjera, Besa mposhti 1-0 Tomorin, Shkumbini fitoi 0-1 me Turbinën, ndërsa Korabi mposhti 2-1 Vorën dhe Burreli barazoi pa gola me Lushnjen.

REZULTATET 

BUTRINTI-ERZENI 0-2

27′ Nurja (autogol), 53′ Ymeri

BESA-TOMORI 1-0

51′ Hoxha

BESËLIDHJA-TËRBUNI 0-3

55′ Peqini, 62′ , 74′ Hysa

BYLIS-MALIQI  2-1

64′ , 82′ Qardaku/ 69′ Kame

TURBINA-SHKUMBINI 0-1

45+1′ Onuh 

POGRADECI-APOLONIA 2-1

57′ Topllari, 77′ Shyti/ 12′ Krasniqi

KORABI-VORA 2-1

21′ Andoni, Muça 89′ / 72′ Mhillaj

BURRELI-LUSHNJA  0-0