MENU
klinika

Dorëzon stafetën Rusia

ÇAJKOVSKI me 8,573 muzikantë në GUINNESS!

21.11.2021 - 17:18

        Me marshimin sllav të Çajkovskit, Venezuela thyen rekordin ”Guinness” për orkestrën më të madhe në botë, me interpretimin njëherësh të mijëra muzikantëve vendas.  

Ansambli i Rinisë dhe Fëmijëve në Venezuelë, e njohur si “El Sistema”, vë rekordin e ri ”Guinness”. Si orkestra më i madh në botë: me plot  8,573 muzikantë, të cilët interpretojnë njëherësh.

Një javë më parë, më shumë se 12,000 muzikantë luajtën së bashku një pjesë klasike për më shumë se pesë minuta, ndërsa kërkuan të mposhtin një rekord rus që u vendos dy vjet më parë.

Ministri i Informacionit i Venezuelës Freddy Nanez dhe ambasadori rus në Karakas, Sergey Melik-Bagdasarov, uruan muzikantët të shtunën në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Transmetimi përfshinte një regjistrim të ekspertit të rekordeve botërore të Guinness, Susana Reyes, duke njoftuar se muzikantët venezuelas kishin qenë të suksesshëm në vendosjen e një rekord të ri pasi luajtën La Marche Slave nga Pyotr Tchaikovsky për më shumë se pesë minuta.

Gjatë transmetimit, presidenti Nicolas Maduro tregoi certifikatën e rekordeve botërore Guinness e cila pranoi se “El Sistema” theu rekordin me 8,573 muzikantë në orkestër.

Rekordin e mëparshëm e mbante orkestra prej 8,097 muzikantësh në Shën Petersburg, Rusi.Kushtet kërkojnë që muzikantët të luajnë njëkohësisht, pa ndërruar njerëz brenda dhe jashtë ose pa u dhënë hua instrumentet muzikantëve të tjerë.

“Orkestra më e madhe përbëhet nga 8 573 muzikantë dhe është interpretuar nga Sistemi Kombëtar i Orkestrave për Rininë e Venezuelës në Karakas, më 13 nëntor 2021”, – thuhet në certifikatën nga ”Rekordet Guinness”.

Pjesa 12 minuta nga Çajkovski u kompozua më 1876, si himn që synonte të frymëzonte ushtarët rusë dhe serbë, në luftën kundër Turqisë.

“El Sistema” mblodhi më shumë se 10,000 muzikantë, për të nderuar Maestro Abreun, ditën kur ai u nda nga jeta, por ishte e pamundur të vërtetohej rekordi, për shkak të afateve dhe dokumentacionit sipas ”Guinness”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koncert për miqësinë Shqipëri-Greqi

‘3 Musketierët’ ndezin skenën në Athinë

Letra prekëse, një natë para se ta vrisnin komunistët

‘1 ledhatim dhe 10 fshikullime, mësohu me jetën’