MENU
klinika

Serie A, Java 14

Calhanoglu supergol, Inter -1 pikë nga kreu

27.11.2021 - 23:44

Inter merr një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj here në transfertë 0-2 ndaj Venezias dhe tashmë është vetëm një pikë larg kreut, që mbahet nga Milan dhe Napoli, por që kanë nga një ndeshje më pak.

Pjesa e parë është mbyllur 0-1 në favor të miqve. Pasi i kanë shkuar disa herë afër golit, lojtarët e Inzaghi-t kanë arritur ta zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 34-t. Ka qenë Calhanoglu ka shënuar për miqtë me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë Inbter vetëm në sekondat e fundit arriti të “vrasë” ndeshjen me golin e Lautaro Martinez nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, një fitore me shumë vlerë për zikaltrit në këtë stacion të garës në një ndeshje transferte.