MENU
klinika

Rikthehet Mbretëresha!

Çfarë e bëri të ndalonte regjimin e shtratit?

14.11.2021 - 11:47

Mbretëresha Elizabeth II është rikthyer sot në publik pas disa javësh pushimi të këshilluara nga mjekët, gjatë të cilave ajo u detyrua të qëndrojë në spital 24 orë.

Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të Përkujtimit të së dielës në memorialin Cenotaph të Londrës, ndërsa kombi kujton të vdekurit e luftës.

Buckingham Palace konfirmoi të enjten se monarkja 95-vjeçare ishte mjaft mirë për të marrë pjesë.

“Ashtu si në vitet e mëparshme, Madhëria e Saj do ta shikojë Shërbimin nga ballkoni i ndërtesës së Zyrës së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit”, thuhet në deklaratën e pallatit.

Këtë vit ceremonitë i rikthehen shkëlqimit të tyre tradicional, me pjesëmarrjen e mbi 10 mijë veteranëve dhe qindra ushtarëve.

Aty do të jetë edhe kryeministri britanik Boris Johnson.

Sipas traditës, Princi Charles do të vendosë një kurorë me lule për mbretëreshën në Cenotaph, ku do të ketë edhe një minutë heshtje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Në fund të Tetorit mbretëresha iu nënshtrua testeve mjekësore dhe kaloi një natë në Spitalin e Mbretit Eduard VII të Londrës, qëndrimi i saj i parë i tillë në tetë vjet.

Gjatë periudhës së saj të pushimit, ajo humbi pjesëmarrjen në samitin e OKB-së për klimën në Glasgow, Skoci. Megjithatë, ajo regjistroi një mesazh që ua përcolli të pranishmëve.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain