MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë kujdesi duhet të tregojmë kur marrim hollues gjaku?

21.11.2021 - 11:03

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë kujdesi duhet të tregojmë kur marrim hollues gjaku?

Mjeku: Mos dyfishoni dozën. Pyetni mjekun çfarë duhet të bëni nëse gabimisht keni harruar të merrni dozën e holluesit të gjakut.
Kini kujdes kur bëni stërvitje ose aktivitete të tjera fizike. Edhe një prerje e vogël mund të shkaktojë gjakderdhje të shumtë, shkruan gazeta Shëndeti.
Vendosni doreza kur përdorni objekte të mprehta, si gërshërë, thikë dhe pajisje të kopshtarisë.
Përdorni furçë dhëmbësh të butë dhe fill dentar për të pastruar dhëmbët.
Nëse mjeku ju lejon që të bëni sporte të tilla si çiklizëm ose ski, vendosni gjithmonë kaskë.
Nëse rrëzoheni ose plagoseni, telefononi mjekun ose shkoni menjëherë në spital, edhe nëse nuk keni gjakderdhje. Çdo ngjyrosje e lëkurës ose mavijosje në trup mund të jetë shenjë e gjakderdhjes nën lëkurë.
Sigurohuni që të vini në dijeni çdo mjek që ju jep recetë për ilaçe se po merrni hollues gjaku, pasi mund të ketë kundërveprime mes tyre. Për ilaçin warfarin sidomos lista është e gjatë.
Mos merrni ilaçe, vitamina ose suplemente pa u konsultuar më parë me mjekun. Holluesi i gjakut mund të mos funksionojë siç duhet bashkë me to. Për shembull, aspirina, iboprofeni dhe naprokseni mund të shkaktojnë më shumë gjakderdhje.
Pyesni mjekun nëse mund të konsumoni alkool. Me raste edhe mund të konsumoni, megjithatë është më mirë që të siguroheni më parë.
Telefononi mjekun nëse keni mungesë oreksi, keni të përziera, të vjella ose diarre që zgjat për më shumë se 1 ditë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.