MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cila grupmoshë preket më shumë nga ataku?

20.11.2021 - 12:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cila grupmoshë preket më shumë nga ataku?

Mjeku: Diferencat më të mëdha u panë midis pjesëmarrësve më të rinj poshtë 55 vjeç dhe atyre më të moshuarve mbi 85 vjeç. Pacientët më të rinj ishin të gjinisë mashkullore, mbipeshë dhe me një jetë të përditshme shumë stresues. Për shkak të sëmundjes shpesh pacientët në moshë të re megjithëse nuk kanë shumë rrezik të vdekjes nga kjo sëmundje, përjetojnë më shumë probleme me zemrën.

Ndërsa për më të moshuarit sipër moshës 85 vjeç, numri më i madh i të prekurve rezultoi të ishin të gjinisë femërore me probleme të tensionit të lartë apo veshkave. Gjetjen e këtij studimi treguan se ataku në zemër nuk është një sëmundje që prek vetëm personat e moshuar, por edhe ata të rinj. Duke krijuar kështu vështirësi afatgjata në jetesën e përditshme si dhe degradimin e sëmundjes gjatë viteve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim