MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat paralajmëruese të endiometrozës?

04.11.2021 - 10:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Cilat janë shenjat paralajmëruese të endiometrozës?

Mjeku: 1. Perioda të dhimbshme: Dhimbjet e tmerrshme gjatë ciklit menstrual që nuk lehtësohen as pasi keni pirë ilaçe janë një nga shenjat dalluese të endometriozës. Dhimbjet në pjesën abdominale mund të fillojnë pak ditë para se të vijë cikli menstrual dhe zgjasin për disa ditë. Dhimbjet mund të jenë aq të tmerrshme sa ju pengojnë gjatë përditshmërisë.
2.Gjakderdhje: Perioda të shumta Me endometriozën, dhimbja pa asnjë shkak nuk është e vetmja gjë që cikli menstrual sjell. Gjakderdhja e shumtë është një tjetër simptomë e zakonshme e endometriozës. Mund t’ju duhet të ndryshoni pecetën çdo 1 ose 2 orë dhe mund të shihni mpiksje të gjakut.
3. Dhimbje gjatë aktit seksual: Në rast se indet endometriale migrojnë jashtë mitrës. Mund të ngjiten në organe të tjera dhe të mbeten aty. Mungesa e fleksibilitetit e bën aktin seksual të dhimbshëm. Gratë që vuajnë nga endometrioza mund të kenë dhimbje edhe gjatë masturbimit.
4. Dhimbje gjatë urinimit dhe jashtëqitjes: Indet endometriale mund të ngjiten në zorrë, duke e bërë të dhimbshme jashtëqitjen apo urinimin. Simptomat mund të variojnë nga një pacient në tjetrin, duke filluar nga kapsllëku, diarreja, dhimbjet e barkut, të vjellat, gjakderdhje nga zorra e trashë etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim