MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë ushqimet që ndikojnë tek plakja e trurit?

22.11.2021 - 11:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë ushqimet që ndikojnë tek plakja e trurit?

Mjeku: Shprehja mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë, zë vend më se miri në shpjegimin dhe luftën kundër shumë sëmundjeve. Tashmë dihet që ushqimi është një ndër faktorët kyç të zhvillimit të trupit dhe organizmit të shëndetëshëm. Një dietë e shëndetëshme e ndikon organimin më shumë nga sa mund të mendoni.

Si për trupin, kjo vlen pa dyshim edhe për shëndetin e mirë të trurit dhe ruajtjen e tij nga një sërë sëmundjesh shumë serioze. Ndër to më e njohura është dementia e cila përfshin një sërë sëmundjesh që lidhen me humbjen e kujtesës. Si një nga kërcenimet më të mëdha të globit, mjekët japin disa këshilla për t’i mbajtur këto sëmundje larg. Në këtë artikull ju tregojmë disa prej tyre dhe kujdesin që duhet të tregoni në përzgjedhjen e ushqimeve tuaja.

Ushqimet që plakin trurin: Ndër shkaqet kryesore mjekët rendisin yndyrnat e ngopura, e megjithatë jo të gjithë grupin e tyre. Gjatë jetës trupi i njeriut merr dy lloje të këtyre yndyrnave, të parat janë ato natyralet që merren në sasi të vogla nga qumështi apo djathi. Ndërsa të dytat dhe më të këqijat, janë ato artificialet që merren prej ushqimeve të përpunuara. Këtu futen vajrat vegjetalë të hidrogjenizuar dhe ushqimet e konservuara me yndyrë. Në një studimtregohet qartë lidhja mes yndyrnave artificiale dhe rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve që plakin trurin. Më të përhapurat janë Alzhaimer, Parkinson apo vascular dementia dhe të gjitha lidhen me harresën dhe plakjen graduale të trurit.

Rreziku i prekjes 74% me i lartë: Në studimin e parë të vitit 2002-2003, morën pjesë 1,628 persona të shëndetëshëm sipër moshës 60 vjeç. Tek ky grup u vu re se ata që zhvilluan lloje të dementias 10 vite më vonë, kishin nivele të mëdha të yndrynave të kqija në gjak. Rreth 377 u diagnostikuan me lloje të dementias, ndërsa 247 me Alzhaimer. Rrisku për të zhvilluar sëmundjen në 10 vite nëse keni nivele të mëdha yndyre të keqe në gjak është nga 52% deri në 74% më i lartë. Këto yndyrna mund të ndikojnë negativisht edhe shumë pjesë të tjera të organizmit, pasi shkaktojnë ishemi dhe probleme me zemrën. Pavarsisht këtyre shifrave yndyrnat e ngopura janë ende prezente në tavolinat e shumë personave.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.