MENU
klinika

Ndeshja me Anglinë

Çpo ndodh me Brojën, nuk ndodhet as në stol?!

12.11.2021 - 20:49

Edy Reja habit vërtet sonte, së pari në portë zgjedh Thomas Strakoshën (kohët e fundit kishte luajtur Etrit Berisha), ndërsa më pas lë jashtë toalisht Armando Brojan.

Sulmuesi kuqezi nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses shqiptare për ndeshjen kundër Anglisë. Kjo është padyshim surpriza më e madhe e përfaqësueses para sfidës me “Tre Luanët”, pasi djaloshi shqiptar nga i cili presin shumë të gjithë, nuk figuron në protokollin e ndeshjes.

Vetë FSHF dha sinjalin e parë në videon e publikuar në rrjetet sociale para sfidës me fanellat e lojtarëve që do të zbresin sot në fushë, teksa mes tyre mungonte ajo e Brojës, protagonist absolut i këtyre eliminatoreve.

Më pas, kur është publikuar protokolli zyrtar në faqen e UEFA-s, është konfirmuar se Broja është emri jashtë 23-shes, që do të thotë se do ta ndjekë duelin nga tribuna.

Nuk dihet ende arsyeja pse u zgjodh të veprohej në këtë mënyrë me sulmuesin, i cili në stërvitjen e djeshme ka qenë pjesë e skuadrës rregullisht, pavarësisht problemeve të fundit në kavilje që e mbajtën larg grupit kuqezi në ditët e grumbullimit në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN