MENU
klinika

"Të lumtë dora"

Del para prokurorisë shqiptarja që qëlloi ish-partnerin grek

13.11.2021 - 10:11

49-vjeçarja shqiptare Klodiana Celo, e cila qëlloi me armë zjarri ish-partnerin e saj, mjekun grek, për çështjen e kujdestarisë së vajzës së tyre 13-vjeçare, u procedua për vrasje të mbetur në tentativë dhe për tentativë rrëmbimi të vajzës.

E veshur me jelek anti-plumb dhe me duar të lidhura, artistja 49-vjeçare ka dalë nga prokuroria. Para gazetarëve ajo ka bërtitur duke thënë se ajo shpëtoi fëmijën e saj, dhe nëse s’do kishte qenë për të ajo dhe vajza do të kishin vdekur. Në gjendje të rëndë mendore, Klodiana Çela tha se ai ja kishte rrëmbyer vajzën e përdhunuar.

‘Unë i shpëtova jetën fëmijës tim. Unë dhe vajza ime do të kishim vdekur tani. Nuk doja që t’i ndodhte askujt ndonjë gjë e keqe. Unë shpëtova fëmijën dhe jetën time. Unë nuk e kisha parë fëmijën tim, rrëmbyesin dhe përdhunuesin e saj për pesë vjet. Ai e përdhunoi, i dha drogë dhe tha se kishte epilepsi dhe e përdhunoi. Ata bënë gjithçka që të merrnin vajzën time. Së bashku me mjekë të tjerë. Mjekë të njohur që dalin nëpër kanale dhe flasin për mbrojtjen e qytetarëve. Më lanë pa shtëpi dhe më morën fëmijën. Fëmijën tim, nuk dua asgjë tjetër.’- tha ajo para gazetarëve.

Ndërkohë në një moment teksa Klodiana Cela po largohet me pranga në duar, njëra prej familjarëve të shqiptares dëgjohet duke i thënë ‘të lumtë dora!’.

Në momentin që Klodiana Çela largohet, njëra prej familjareve të shqiptares dëgjohet t’i thotë “të lumtë dora“.

Pas të shtënave, 49-vjeçarja ka tentuar që të rrëmbejë vajzën nga makina e mjekut. E mitura ka bërë rezistencë të fortë dhe për këtë arsye nuk ia arriti qëllimit.