MENU
klinika

Si lindi sherri mes të rinjve për një vajzë

Detaje nga vrasja e të riut në Elbasan

06.11.2021 - 08:50

Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Elbasan, ku pas një sherri mes të rinjve një 26-vjeccar mbeti i vrarë dhe u plagos rëndë vëllai i tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”. Nga sherri Florenc Kovaci mbeti i vrare dhe u plagos i vellai, Mikele, 28 dhe 19 vjeç (I plagosur. Në fakt ‘mollë sherri’ është bërë një vajzë, e cila duket se ka futur në konflikt të rinjtë.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton për rastin në fjalë dhe arrestimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë.

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.