MENU
klinika

Durrës

Dhunonte gruan, arrestohet 42-vjeçari

15.11.2021 - 11:14

Një shtetas që dyshohet se dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten  e tij, u arrestua në Durrës.

Shtetasi me iniciale J.H., do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për dhunë në familje ndaj 30-vjeçares E.H.

Policia e Durrësit njofton po ashtu arrestimin e 1 shtetasi dhe procedimin e 2 të tjerëve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor:

U arrestua shtetasi A. T., 26 vjeç, banues në lagjen Nr.14, Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen Xh. M., 23 vjeçe.

U procedua  shtetasi M. Sh., 24 vjeç, banues në Shkafane, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin e tij është përplasur me mjetin tip “Soul” me drejtues shtetasin L. M., 45 vjeç.

U procedua shtetësja F. B., 26 vjeç, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Nissan” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin G. M., 60 vjeç. Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.