MENU
klinika

Ervin Kurti na e zbuloi

Diku e paskemi parë Granitin para “Big Brother”!

16.11.2021 - 07:42

Graniti ishte një nga djemtë më simpatikë që iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP” në këtë edicion të veçantë. Por nëse tani ai njihet nga të gjithë pas daljes nga shtëpia, kjo edhe për shkak të polemikave që shkaktoi marrëdhënia e paqartë e tij me Fifin, në fillim, kur ai hyri në shtëpi, nuk ishte kështu. Modeli njihej në Kosovë, por më pak për publikun në Shqipëri.

Megjithatë, nëse disa prej jush ju ishte dukur se e kishit parë diku, nuk keni gabuar. E kemi parë diku, në një videoklip të këngëtares Orinda Huta, të titulluar “Ti amo”. Këtë na e ka treguar gazetari Ervin Kurti, që në një bisedë virtuale me ndjekësit, i pyetur për Granitin, ka treguar se e ka njohur 7-8 vjet më parë. Ervini tregon që ishte ai që e solli në Tiranë, për ta bërë pjesë të klipit të Orindës. Kënga është publikuar vite më parë, por është një klip shumë veror, xhiruar në një jaht. Graniti shumë më ndryshe, pa mjekrën që ka sot, dhe më një model tjetër flokësh. Megjithatë, si tani, edhe atëherë i palestruar e i tonifikuar.

Megjithatë, edhe ish-futbollisiti si çdo personazhi në “Big Brother VIP”, kjo eksperiencë me siguri do të jetë një “trampolinë” në karrierë…

 

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?