MENU
klinika

Dy vjet nga tërmeti shkatërrues

Rama: Tragjeditë sprovojnë njerëzit, sot jemi më të fortë

26.11.2021 - 09:01

Shënohen sot dy vjet nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, tragjedia që u mori jetën 51 qytetarëve ndërsa shkatërroi mijëra banesa.

Kryeministri Edi Rama e ka kujtuar këtë moment të trishtë për vendin përmes një statusi në rrjetet sociale, duke u shprehur se tragjeditë i sprovojnë popujt dhe shtetit duke shtuar se sot mund të themi pa droje se jemi ngritur më të fortë.

POSTIMI I PLOTË
MIRËMËNGJES

Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore