MENU
klinika

Në kushte të pazakonta

Emocione dhe lot! Beatrix suprizohet nga vëllai, Albani

27.11.2021 - 11:08

Këtë edicion të “Big Brother VIP Albania” kemi parë shumë loooot. Beatrix Ramosaj shpesh përlotet pasi shprehet se e ka marrë malli për nënën, qenin dhe veçanërisht, vëllain, Albanin.

Dje pas një rrëfimi të sinqertë, ku ajo tregoi lidhjen e veçantë me të, ai erdhi në shtëpi, për të surprizuar të motrën, ndonëse jo në kushte të zakonshme.

Një lojë “Ngriva-Shkriva”, i pengoi disi ata të komunikonin pa problem me njëri-tjetrin, ndonëse mundën të përqafoheshin.

Në një moment emocionues, të shoqëruar me shumë lot, Albani tha se e kishte marrë malli shumë, madje javën e kaluar nuk ishte votuar që ajo të qëndronte në shtëpi, pasi i mungonte tej mase.

Ai nuk mundi t’i tregonte këngëtares, as planet e tij për karrierën, që ka ndërmend t’i realizojë së afërmi, përfshirë këtu albumin dhe pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës.

Megjithatë, Beatrix tha se ishte “më e lumtura në botë” për suprizën, dhe kjo merrej me mend, pasi shpesh e ka treguar se Albani është pika e saj e dobët.