MENU
klinika

Pas shkarkimit nga Barcelona

Fali 2 mln euro, Koeman përfitoi shumë të tjera

26.11.2021 - 23:00

Përfundimi i parakohshëm i kontratës së Ronald Koeman i kushtoi Barcelonës 10 milionë euro, me holandezin që hoqi dorë nga pretendimi për të marrë dy milionë të tjera që do t’i takonin sipas kontratës.

Detajet e marrëveshjes u zbuluan në shtypin spanjoll një muaj pas shkarkimit të trajnerit, i cili më pas u zëvendësua përkohësisht nga Sergi derisa Xavi më në fund mori frenat e ekipit të parë.

Koeman ishte punësuar me Bartomeu ende në presidencën e Blaugranas. Pas ardhjes së Laportës, marrëdhëniet me drejtuesit e lartë të kompanisë ishin përkeqësuar.

Tashmë në fund të sezonit të kaluar kompania kishte kërkuar zëvendësues në merkato, por pa sukses. Rezultatet e dobëta këtë sezon e përkeqësuan situatën dhe pas humbjes ndaj Vallecanos erdhi shkarkimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN