Fiori Dardha është pa dyshim një nga moderatoret më të çiltra e më “pa filtra”. Ajo nuk ngurron të flasë për punën në televizion, as për jetën private, e as kuriozitete të tjera që mund të kenë ndjekësit e saj në Instagram. Megjithatë, edhe për të, ka disa pyetje shumë personale, që edhe nëse mund të bëhen, duhet të bëhen me shumë takt.
Këtë mësim Fiori ia ka dhënë një prej ndjekësve, që e ka pyetur pse nuk ka bërë edhe një fëmijë tjetër.
“…sepse kam pritur gjithë këtë kohë për këtë pyetjen tënde gjithë mend e plot takt!”, i është përgjigjur moderatorja, me pakëz ironi, duke i dhënë një mësim atij, dhe të gjithë të tjerëve, që nuk mendohen dy herë para se të pyesin, për gjithçka.
Kujtojmë se Fiori është nënë e një djali 11-vjeçar që quhet Abel, i cili siç ka treguar vetë ajo më parë, dëshiron të ketë edhe një motër, megjithatë duket se nuk ka ardhur ende momenti…