Disa javë më parë këngëtarja e njohur, Genta Ismajli konfirmoi lajmin se ajo dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta po bëhen prindër për herë të parë. Dyshja vendosi që këtë ta bëjë përmes një video tejet të veçantë dhe artistike, ku shfaqeshin me veshje elegante, teksa ndodhen në një makinë klasike, për të arritur më pas në destinacionin e tyre ku këngëtarja zbulon barkun e rrumbullakosur në një fustan të zi dhe shumë class.
Ndërkohë, në media është raportuar se ata janë në pritje të binjakëve, gjinia e të cilëve është një vajzë dhe një djalë. Vetë çifti deri tani nuk ka konfirmuar asgjë lidhur me gjininë.
Sigurisht këto kohë Genta është fokusuar në jetën private duke e shijuar çdo momente me partnerin e saj dhe kjo ka bërë që ajo të qëndrojë larg angazhimeve profesionale.
Megjithatë, një përjashtim ajo e ka bërë së fundmi. Artistja ka postuar në Instastory një foto krah partnerit të saj. Dyshja duken shumë të lumtur përkrah njëri tjetrit, teksa këto janë ditët e fundit të shtatzënisë.