MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gjak në urinë, çfarë paralajmëron?

30.11.2021 - 14:34

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Gjak në urinë, çfarë paralajmëron?

Mjeku: Pacientët me sëmundje të ndryshme të veshkave kanë shpesh një hematuria (gjak në urinë), që shumë herë është e vështirë të përcaktohet se nga e ka origjinën. Për këtë ndihmojnë edhe këto dy mënyra të thjeshta në diagnostikimin e hematurisë.

E para ka të bëjë me përdorimin e mikroskopisë me kontrast fazor, i cili mundëson një vlerësim më të mirë të morfologjisë së qelizave të kuqe sesa mikroskopia e fushës së ndritshme, siç eshte theksur nga Fairley dhe Birch në studimin e tyre historik. Ne baze te vleresimit me kete lloj mikroskopi behet e mundur te dallohen eritrocitet dismorfe (me forme te crregullte) nga eritrocitet izomorefe ( te rregullta). Nese predomonojne eritrocitet dismorfe ka te ngjare qe hematuria te jete glomerulare.

E dyta ka të bëjë me rëndësinë e kërkimit të akantociteve (të njohura edhe si qeliza G1)-domethënë qeliza të kuqe në formë unaze me një ose më shumë zgjatje të madhësisë dhe formës së ndryshme që burojnë nga buza e jashtme ose e brendshme e unazës . (akantocite vjen nga greqishtja qe do te thote qeliza me gjemba) . Disa studime kanë konfirmuar rezultatet e Köhler dhe kolegëve, të cilat treguan se kur akantocitet përbëjnë të paktën 5% të qelizave të kuqe të gjetura në mostër, ato bëhen një shënues i besueshëm i hematurisë glomerulare. Vlera e shtuar e akantociteve rrjedh nga karakteristikat e tyre morfologji, e cila mundëson një identifikim më të lehtë dhe më pak subjektiv sesa nëntipet e tjera të qelizave të kuqe.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim