MENU
klinika

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Gjendet një automjet i djegur në Korçë

18.11.2021 - 10:17

Në fshatin Mborje në Korçë është gjetur një automjet i djegur tip “Benz”. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

‘BalkanWeb’ mëson se mjeti i djegur është në pronësi të shtetasit Arjel Cene.

Automjeti ka qenë i parkuar në rrugë pranë banesës së tij, ndërsa si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.

Ndërkohë mësohet se Arjel Cene ka deklaruar në polici se nuk ka pasur asnjë konflikt, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.

 

 

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2021, rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij.

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.