MENU
klinika

Kualifikueset e “Katar 2022”

Gjermania e Kroacia me goleada, Spanja merr kreun e grupit

11.11.2021 - 23:44

Gjermania dhe Kroacia, ashtu sic pritej, kanë fituar pa probleme ndaj rivalëve modestë, madje duke shënuar plot gola, pancerat 9 gola ndaj Lihtenshtejnit, ndërsa kroatët 7 në Maltë.

Gjermanët fituan 8-0, duke shënuar nga 4 gola në pjesën e parë dhe 5 në të dytën. Miqtë mbetën me 10 vetë që në fillim pas një ndërhyrje “horror” me takë dhe sfida nuk pati më histori më pas. Të besuarit e Hansi Flick janë kualifikuar më herët.

Kroacia fitoi 7-1 në Maltë, por mbetet në vendin e dytë në grup. Vendimtare sfida e fundit në shtëpi përballë Rusisë, ku vlen vetëm fitorja. Vlen të theksohet se golin e vetëm sonte të Maltës e shënoi Brozovic me një stil biciklete në portën e tij.

Spanjës i ka mjaftuar një gol me penallti në Greqi nga Sarabia në pjesën e parë, për të marrë kështu vendin e parë në grup. Kjo edhe nga humbja e Suedisë sot në Gjeorgji. Ndeshja e fundit e këtij grupi është pikërisht Spanjë-Suedi.

Portugalia ka ngecur 0-0 në Irlandë, por një pikë bën punë, pasi mban kreun e grupit dhe gjithcka do të vendoset në ndeshjen e fundit Portugali-Serbi, kur Ronaldos me shokë u bën punë edhe një pikë. Sot portugezët e mbyllën me 10 vetë, Pepe mori karton të kuq.