MENU
klinika

NBA

Golden State nuk ndalet, shkëlqen Curry me 40 pikë

19.11.2021 - 14:12

Golden State vijon të kryesojë renditjen e Konferencës së Perëndimit dhe të NBA-së pas ndeshjeve të sotme. Warriors fituan 104-89 në fushën e Cleveland, një tjetër ndeshje magjike e Stephen Curry, autor i 40 pikëve.

Zhgënjen skuadra e Los Angeles Clippers, që u mund 120-108 nga Memphis Grizzlies. Paul George realizoi 23 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Memphis u dallua Morant me 28 pikë.

Fiton edhe ekipi i Utah Jazz, që mundi 119-103 Toronto Raptors, sfidë ku diferencën e bënë lojtarët e stolit, nga ku erdhën 47 pikë. Miami Heat merr kreun e renditjes në Lindje, pas fitores 12-97 ndaj Washington Wizards, dy ekipe që këtë sezon janë pretendente. Beal realizoi 30 pikë për Washington, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Miami u dallua Butler me 32 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN