MENU
klinika

NBA

Humbin ekipet e Los Angeles, Miami i dyti në Lindje

24.11.2021 - 12:56

NBA vijon të prodhojë surpriza. Dy ekipet kaliforniane, pretendente në Konferencën e Perëndimit, Los Angeles Lakers dhe Clippers, humbën ndeshjet e tyre. Lakers u mundën në New York 106-100 nga Knicks. Humbja e 10-të sezonale për Lakers.

Në mungesë të LeBron James, i dënuar nga Disiplina për shkak të goditjes së kundërshtarit, Westbrook realizoi një “triple double”, me 31 pikë 13 rebound e 10 asist, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Për vendasit u dalluan Fournier me 26 pikë, ndërkohë që 38 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Dramatike humbja e ekipit tjetër nga Los Angeles. Pas kohës shtesë, Clippers u mposhtën në shtëpi 112-104 nga Dallas Mavericks. Për miqtë u dalluan Porzingis me 30 pikë e Doncic me 26. Ndërsa Miami Heat bëhet forcë e dytë në Konferencën e Lindjes pas fitores 100-92 në fushën e Detroit Pistons. Diferencën e bëri Herro me 31 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN