Flet për herë të parë 19-vjeçari Mikel Kovaçi, i cili ka mbetur plagosur pak ditë më parë në Elbasan nga vëllai i vajzës 14 vjeçare me të cilën ai kishte krijuar një lidhje dashurie.
Nga ngjarja e rëndë, mbeti i vrarë vëllai i Mikel Kovaçit, Florenci, ndërsa policia ka arrestuar vëllanë e 14 vjeçares, Ardit Hida si autori i krimit dhe plagosjes.
Në emisionin ‘Me zemër të hapur’, Mikel Kovaçi ka treguar se prej një viti ka qenë i lidhur me të miturën por që nuk ka pranuar të ketë konsumuar marrëdhënie intime me vajzën. Ndërsa thotë se pasi është qëlluar nga Ardit Hida, nuk mban mend më gjë sepse është larguar i plagosur.
Cfarë ka ndodhur në datën 5?
Kam dalë nga shtëpia në orën katër, kam takuar bain kam marrë qesen me ushqime, ikëm në shtëpi, i shkruajta Aidës për tu takuar. E takova, pastaj vjen ai personi me kapuc dhe nuk e njoha, më gjuajti mua në radhë të arë dhe ika me vrp nuk kam parë më cfarë ndodhi, unë ika se kisha plagë.
Nga ora 16 deri në 19 cfarë ke bërë ti dhe vajza?
Dola nga shtëpia se nuk kam ndejt gjithë ditën me atë as 10 min skisha që e takova.
Kush ishte raporti jot dhe i vajzës? Kishit thjesht shoqëri?
Jo
Kishit më shumë se shoqëri?
Po e vërtetë
E dashur?
Po, prej një viti.
E dije moshën 14 vjeçare?
Po e dija.
Po që është e ndaluar të kesh raporte me një 14 vjecar?
Po e di
Si ka qenë njohja juaj?
Me anë të shoqërisë së përbashkët.
Si jeni njohur si ka qenë ky vit i lidhur?
Nuk jam në gjendje të flas se më merret fryma.
Me vëllain e saj je takuar? Familjarët e dinin?
Jo, vetëm e ëma e dinte.
E ka miratuar?
Se di
Vajza ka pretenduar se është frekuentuar me ty dhe se merrte lendë narkotike që ika thënë se m’i jepte Mikeli.
Jo nuk bëhet fjalë
Pse i ka thënë vajza?
Mbase nga frika për të shpëtuar vëllain nuk e di fare
Po që ju e keni shfrytëzuar vajzën seksualisht me persona të tjerë?
Nuk bëhet fjalë, nuk është e vërtetë
Po që raporti juaj me vajzën ka qenë shumë shqetësues për gjyshën famijarët e vajzës?
Nuk e dija.
Cfarë biseduat atë ditë?
Asgjë, ndejta 10 minuta. Pastaj vjen i vëllai i saj si ta shpjegova.
Cfarë ju tha vëllai i vajzës?
Nuk foli fare më tha kush je dhe më gjuajti direkt.
Vëllai juaj ku ishte?
Erdhi kur ika unë me vrap dhe nuk pashë gjë
Si e mësove lajmin?
Nga babai
Kjo lidhje të ka kushtuar shumë mendon?
Normale.
Ti e di kush është shoqëria e 14 vjecares?
Nuk e di
Frekuentohej me njerëz të tjerë ajo?
Jo.
Raport i cuditshëm
Nuk tregonte të vërtetën ajo
Vëllain e saj e ke takuar herë tjetër?
Jo, nuk e njihja fare si fytyrë
Ke pasur marrëdhënie intime me vajzën?
Jo
Pse quheshit të dashur ju?
Doja ta njihja më shumë.
Nuk ke kaluar në raporte intime me të?
Jo