MENU
klinika

Vrau 8-vjeçarin në Fier

I vihet flaka shtëpisë së Klodian Çalamanit

26.11.2021 - 15:41

Shtëpia e ‘monstrës së Fierit’ Klodian Çalamani, është shkrumbuar nga flakët. Lajmi konfirmohet nga fshati Gracali për mediat, ku Çalamani vrau dhe groposi fqinjin e tij 8-vjeçar, Mateo Vasiu.

Mësohet se bashkë me shtëpinë e vjetër ku ndodhi krimi janë djegur edhe orenditë.

Policia nuk ka ende një autor për ngjarjen e sotme, teksa Çalamani ka qenë që pas krimit, në objektivin e familjes Vasiu dhe qytetarëve.

Këta të fundit kërkojnë dënimin e tij me vdekje, ndërsa Policia për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm në Fier, e ka transferuar Çalamanin në burgun e Vlorës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Familjarët e Mateos shqyejnë derën

Policia blindon Gjykatën e Fierit

Fqinji u vrau fëmijën dhe e mbuloi me baltë

Çfarë pritet të ndodhë të premten para Kryeministrisë