MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e pesta në grupe

Inter i falet dopietës së Dzekos, Ajax është perfekt

24.11.2021 - 21:41

Inter nuk gabon për herë të dytë me Shakhtar Donetsk, duke fituar 2-0 në “San Siro” dhe marr kreun provizor të grupit, në pritje të sfidës Sheriff Tiraspol-Real Madrid. Nëse moldavët nuk fitojnë, zikaltrit kalojnë në fazën tjetër.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0. Zikaltrit kanë dominuar 45 minutat e para dhe madje kanë gjetur edhe golin me Perisic në minutën e 25-të. Ka qenë anësori që e ka anuluar për një pozicion jashtë loje milimetrik të Darmian.

E dyta ishte ndryshe, vendasit gjetën dy gola njëri pas tjetrit në mesin e këtij fraksioni nga Dzeko. Boshnjaku nuk fali pas shërbimeve të Perisic, që sonte ishte në formë të shkëlqyer.

Në ndeshjen tjetër të orës 18:45, Ajax tregohet perfekt në grup, duke fituar edhe ndeshjen e pestë, kësaj here me përmbysje 1-2 në Stamboll ndaj Besiktas. 15 pikë të plota për holandezët, asnjë për turqit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e pesta në grupe

Chelsea “hakmerret” ndaj Juves, ngec Barcelona