MENU
klinika

Ndiqni këto hapa!

iPhone: Si ta monitoroni edhe nëse është i fikur

26.11.2021 - 12:24

Nëse keni iOS 15 në iPhone, tani mund të monitoroni telefonin tuaj celular, edhe kur ai është i fikur. Në veçanti, aplikacioni “Find My Apple” tani ju lejon të gjurmoni pajisjen tuaj celulare, edhe kur ajo është plotësisht e fikur.

Gjithçka që duhet të bëni për të gjetur iPhone është të keni versionin 15 të softuerit iOS dhe të ndiqni këto hapa:

Hapni aplikacionin “Cilësimet”.
Klikoni mbi emrin tuaj, më pas zgjidhni “Gjeni”.
Klikoni “Po” në “Gjeni iPhone”.
Për të parë pajisjen tuaj edhe kur jeni jashtë linje, zgjidhni opsionin “Vendndodhja ime” dhe “Ndaj vendndodhjen time”.
Për të dërguar vendndodhjen e pajisjes tuaj tek Apple kur bateria është e ulët, zgjidhni opsionin “Dërgo vendndodhjen e fundit”.
Nëse dëshironi të gjeni pajisjen tuaj të humbur në hartë, sigurohuni që opsioni Vendndodhja të jetë i aktivizuar.

Për ta bërë këtë, shkoni te “Cilësimet”> “Privacy”> “Shërbimet e vendndodhjes” dhe zgjidhni këtë opsion.

Në cilat pajisje funksionon ky opsion?

Përditësimi i iOS 15 është i disponueshëm për iPhone 11 e lart, duke përfshirë iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro më të fundit.

Gjithashtu, opsioni i gjetjes është i disponueshëm në iPad dhe iPod Touch, sipas informacioneve të kompanisë.