MENU
klinika

Ne ju tregojmë sekretin…

Ju nevojitet një dozë lumturie për të qenë të “karikuar” gjithë ditën?

27.11.2021 - 11:29

Sipas një studimi të “Harvard School of Public Health” dhe të botuar në “Live Science” frutat dhe perimet ndikojnë për t’u ndier të lumtur. Studiuesit vëzhguan 9 antioksidantë të ndryshëm në gjak, nga një grup prej rreth 1000 personash. I njëjti grup plotësoi një pyetësor lidhur me vlerat, sjelljet dhe veprimet e tyre, ku studiuesit zbuluan se njerëzit më optimistë kishin një përqendrim të karotenoidës në gjak me vlerën 13% më shumë krahasuar me njerëzit më pesimistë. Optimistët deklaruan se konsumonin tri apo më shumë racione fruta dhe perime në ditë, ndërsa pesimistët deri në dy racione në ditë.

Vlen të theksojmë se ushqimet e pasura me vitaminë D forcojnë imunitetin, përmirësojnë humorin dhe nevojiten në çdo kohë, veçanërisht në vjeshtë dhe dimër. Siç e dimë, burimi kryesor i vitaminës D janë rrezet e diellit dhe kjo është pikërisht ajo që na mungon në ditët e vjeshtës dhe dimrit. Prandaj lind nevoja për ushqime që përmbajnë këtë vitaminë. Përveç forcimit të imunitetit dhe përmirësimit të humorit, vitamina D ul rrezikun e disa sëmundjeve autoimune, mbron muskujt dhe nervat.

Ndërkaq, për të gjithë ju që sapo keni nisur një dietë strikte ushqimore, sheqeri është gjëja e parë që ju shkon ndër mend të hiqni nga dieta juan kur filloni të hani shëndetshëm. Por në fakt ka sheqerna të mira, të tilla si kallami i sheqerit ose ato që gjenden në fruta dhe perime, që mund të kontribuojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.