MENU
klinika

Përfitime të paligjshme kapitale

Juve rrezikon të zbresë në Serie B dhe t’i hiqen titujt

29.11.2021 - 17:01

Shoqata italiane për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, CODCONS, ka thënë se Juventus mund të dëbohet në Serie B dhe t’i hiqen titujt e kampionit pas vitit 2010, për shkak të rastit të përfitimeve kapitale.

CODCONS është i lidhur me CONI-n, Komitetin Olimpik të Italisë, dhe presidenti i tij Marco Donzelli foli për hetimet ndaj Juventusit në lidhje me përfitimet kapitale,

“Nëse vërtetohet se Juventusi ka përfituar jashtëligjshëm përparësi ndaj rivalëve të vet me operacione të këtij lloji, atëherë federata dhe autoritetet e garave do të ndërhyjnë dhe do t’i dënojnë njerëzit përgjegjës”, – tha Donzelli.

“As klubi nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit. Për këtë arsyeje dhe për t’i mbrojtur mijëra tifozë, ne do ta bëjmë një ankesë në Antitrust dhe në Zyrën e Prokurorit Federal për t’i kërkuar ta dëbojë Juventusin në Serie B dhe t’i heqë titujt e fundit në ligë që i ka fituar nën hijen e këtyre operacioneve ilegale”, – shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN