MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kanceri në mushkëri, çfarë duhet të dimë?

09.11.2021 - 11:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kanceri në mushkëri, çfarë duhet të dimë?

Mjeku: Kanceri i mushkërisë fillon në mushkëri dhe mund të përhapet edhe në organe të tjera. Mushkëritë tona janë dy organe sfungjerore në kraharor të cilat thithin oksigjenin dhe nxjerrin dyoksidin e karbonit.

Duhanpirësit janë më të ekspozuarit ndaj kancerit të mushkërive. Por kanceri mund të shfaqet gjithashtu edhe te personat që nuk janë duhanpirës. Lënia e duhanit ul ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërisë.

Simptomat

Kanceri i mushkërive zakonisht nuk jep simptoma në fazat e tij të hershme. Kur shenjat fillojnë të shfaqen, ato përfshijnë:

Kollë kronike, e ashpër, ndonjëherë me mukus dhe gjak në të.
Infeksionet në rrugët respiratore rikthehen, duke përfshirë bronkitin dhe pneumoninë.
Frymëmarrje të shpeshta
Probleme me frymëmarrjen
Dhimbje gjoksi e vazhdueshme
Zë i ngjirur
Probleme më gëlltitjen
Dobësi, humbje peshe, dhimbje koke dhe trupi të shumta
Nëse dalloni këto shenja, konsultohuni menjëherë me mjekun.

Diagnostikimi

Nëse keni arsye të mendoni që jeni prekur nga kanceri në mushkëri, doktori juaj porosit një numër testesh për të kërkuar qelizat kancerogjene. Këto teste përfshijnë:

Teste imazherie. Skanimi me rreze-X i mushkërive mund të zbulojë një masë apo nyje anormale. Gjithsesi, skanimi me rreze-x nuk mund të dallojë masat e vogla të tumorit.
Testi i pështymës. Nëse keni kollë me pështymë, survejimi i pështymës në mikroskop mund të dallojë nëse ka prezencë të kancerit në mushkëri.
Testi i indeve (Biopsi). Merret një mostër e qelizave jo normale përmes kësaj procedure. Biopsia mund të kryhet në disa mënyra, duke përfshirë bronkoskopinë, me anë të së cilës mjeku analizon pjesë jo normale të mushkërive me anë të një tubi që futet nga fyti në mushkëri.
Analizimi me shumë kujdes i qelizave kancerogjene në laborator do të zbulojë llojin e kancerit, si dhe fazën e tij. Trajtimet variojnë nga lloji dhe në cilën fazë ndodhet kanceri.

Do të ishte akoma më mirë që ju të kujdeseni për mushkëritë tuaja.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.