MENU
klinika

Kishin shkuar në Stamboll të festonin fejesën

‘Kanë thyer xhamin për të dalë’, si i shpëtoi mrekullisht tragjedisë çifti shqiptar!

23.11.2021 - 18:20

Lulzim Sulejlmani dhe e fejuara e tij Medina Lutfiu janë mes pasagjerëve të mbijetuar ditën e sotme nga tragjedia shqiptare në Bullgari, ku si pasojë e flakëve ndërruan jetë 45 persona, mes të cilëve edhe dy shoferët.

Çifti, i cili fillimisht u deklarua se kishte ndërruar jetë, ka shpëtuar mrekullisht nga kjo tragjedi e rëndë. Ato kishin udhëtuar drejt Stambollit bashkë me pjesën tjetër të turistëve me agjencinë Besa Trans pak ditë pas fejesës së tyre.

Ata janë dërguar në spitalin e Sofjes ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas autoriteteve bullgare 7 të mbijetuarit e tragjedisë janë rrezikut për jetën.

Mediat shkruajnë se Lulzim Sulejmani nga Presheva, është i vetmi shtetas serb që ndodhej në autobusin e vdekjes nga Maqedonia e Veriut, i cili u dogj mbrëmë në autostradën për në Bullgari dhe që është në mesin e shtatë të mbijetuarve.

Ndërkohë babai i Medina Lutfiut ka treguar për mediat edhe gjendjen në të cilën ndodhen dy të plagosurit.

‘Po, kanë qenë në autobus. Zoti kish dashtë që ata me shpëtu. Mirë janë, kemi bisedu, në spital janë. Vajza e ka këmbën e thyeme, kurse dhëndri edhe ai ka lëndime në këmbë, po edhe duart i ka të preme, duke i thyer xhamat. Dhëndri është i Preshevës. Kemi kontaktu më herët, tash nuk po kanë rrjet a nuk po di, po vllavi dhe ata nipat dhe çika janë nisë për në Bullgari. Tash jemi duke prit me i kontaktu ata, çka po na thonë.’- është shprehur ai.