MENU
klinika

Një vajzë, “molla e sherrit”

Konflikti mes të rinjve/ Zbardhen e emrat e dy të vëllezërve

05.11.2021 - 22:47

Sherri mes disa të rinjve në Elbasan ka përfunduar në mënyrë tragjike për familjen Kovaçi, ku si pasojë është vrarë me thikë Florenc Kovaçi 28 vjeç dhe ka mbetur i plagosur vëllai i tij Mikeli, 19 vjeç.

Sshkak i konfliktit që degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta ka qenë konflikti për një vajzë.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po punohet edhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vritet një person, plagoset vëllai i tij

Sherr me thika mes disa të rinjve në Elbasan