MENU
klinika

I shtohet dhe Mali i Zi ‘Ballkanit të Hapur’?

Kryeministri Krivokapiq i bashkohet darkës në Beograd

03.11.2021 - 17:32

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë sot se ftesa për t’u bashkuar në iniciativën “Open Balkan” vlen për të gjithë.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq do të marrë pjesë në darkën në lidhje me inciativën “Open Balkan” dhe vendimi që Mali i Zi t’i bashkohet iniciativës varet nga Podgorica zyrtare.

Brnabiq u pyet nëse ka diskutuar me homologun malazez lidhur me inciativën “Open Balkan”, ajo tha se të dy kanë diskutuar.

“Krivokapiq më ka dëgjuar me zemër të hapur dhe ka pranuar ftesën për darkë në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, që do të vijnë sot në Beograd. Çfarë do të ndodhë më pas është vendim sovran i Malit të Zi”, tha Brnabiq.