MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 10

Kukësi mposht sërish Egnatian, rikthehet Dinamo

28.11.2021 - 16:47

Kukësi ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme teksa, ka mposhtur 2-0 skuadrën e Egnatias në stadiumin e qytetit të Laçit. Për skuadrën verilindore të Diego Longos kanë realizuar dy blerjet e verës.

Edi Basha në minutën e 53′ dhe kapakun kësaj sfide e vulosi Luka Milunoviç në minutën e 84′. Një fitore e rëndësishme kjo për Kukësin pas ndalesës së Tiranës ndaj Skënderbeut, teksa i shkojnë bardhebluve në -1 pikë ne kreun e klasifikimit, ndërsa ekipi rrogozhinas klasifikohet në vendin e 8 në kuotën e 11 pikëve.

Një sukses me shumë vlera mori edhe Dinamo, që mposhti 1-0 Kastriotin në Elbasan. Në një sfidë plot polemika, ku VAR u mohoi një penallti krutanëve.